5948 - Galeria_single | MMPH

Agjencia e Mjedisit të Evropës, ka lansuar Aplikacionin Mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës duke përfshirë edhe Kosovën.

 

Kosova prezanton të dhënat në kohë reale nga Stacionet e Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametra kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Dyoksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).

 

Aplikacioni ju ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësinë e ajrit:

  • “Si është cilësia e ajrit sot?”
  • “Si do të jetë cilësia e ajrit nesër?”
  • “Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrësh për ta mbrojtur shëndetin?”

 

Shkarkimi i aplikacionit mobil mund të bëhet:

Për Android: https://play.google.com/store/apps/details...

Për iPhone/iPad: https://apps.apple.com/.../european-air.../id1566371648