5947 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri Liburn Aliu, shoqëruar nga shefja e kabinetit  znj. Rineta Jashari, si dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, z. Naser Nuredini, vizituan fshatin Veshallë dhe fshatin Bozofcë të komunës së Tetovës, të dyja këto, fshatra të vendosura në Malin Sharr, në Maqedoninë e Veriut. 

 

Në fokus të vizitës ishin diskutime për krijimin e tunelit rrugor që do të depërtojë në këto dy fshatra, e do të bashkojë Prizrenin e Tetovën.

Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës Tetovë - Prizren, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në të dy anët e kufirit, me theks të veçantë për rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e kulturore, krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme mjedisore të transportit për njerëzit dhe bizneset në mes të dyja vendeve, e në veçanti për lidhjen e parqeve nacionale, qendrave turistike dhe korridoreve rrugore. 

 

Për më shumë, u diskutua për sinkronizimin e planifikimit hapësinor, si dhe krijimin e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit alternativ, dhe të dy palët theksuan fuqimisht domosdoshmërinë e punës së përbashkët si fqinjë të mirë, për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera mes të dyja vendeve.