5946 - Galeria_single | MMPH

Nën organizimin e Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), Ministri z. Liburn Aliu, bashkë me Ministrin e MMPH-së, së Maqedonisë së Veriut, z. Naser Nuredini, po merr pjesë në Konferencën Rajonale “Mali i Sharrit - Perlë e Rajonit”, paneli i diskutimit: “Agjenda e Gjelbër e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e zhvillimit të Parqeve Kombëtare në Ballkanin Perëndimor.”

Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave, ideve të ndryshme dhe krijimi i rrjeteve tejkufitare të bashkëpunimit, në mes të tri shteteve ku shtrihen Malet e Sharrit, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e Veriut. 

Si çështje kryesore në panelin e diskutimit, u theksua që përmes angazhimit të përbashkët të gjenden modalitete të ndryshme për mbrojtjen e pasurive natyrore të Sharrit, zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mirëfilltë të Parkut Kombëtar Sharri.

Për më shumë u diskutua edhe për: 

PASURITË NATYRORE DHE KULTURORE TË PARKUT KOMBËTAR “SHARRI”
- Veçoritë Natyrore
- Flora
- Fauna
- Pasuritë ujore
- Pyjet dhe Kullosat

KONTEKSTI GJEOGRAFIK DHE DEMOGRAFIK
- Vendbanimet brenda Parkut Kombëtar
- Vendbanimet në afërsti të Parkut Kombëtar

POTENCIALIN ZHVILLIMOR: 
- Resurset turistike
- Kapacitetet aktuale turistike dhe infrastruktura
- Potenciali dhe investimet e planifikuara për të ardhmen, sipas Planit të Menaxhimit

INVESTIMET E FUNDIT TË MMPHI-SË:
- Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 km.
• Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.
• Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.
• Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

AKTIVITETET AKTUALE TË MMPHI-SË
- Grupi Punues për Parqet Kombëtare, i cili do të shqyrtojë:
• Kornizën ligjore
• Nevojën për hartimin e Planit të Ri Hapësinor për P.K. “SHARRI” dhe Planin e Menaxhimit
• Çështjen e kompetencave për planifikim dhe dhënie të lejes ndërtimore në zonën e III-të
• Kapacitetet aktuale dhe nevojat për ruajtje, menaxhim dhe zhvillim të qëndrueshëm.