5939 - Galeria_single | MMPH

Me qëllim të shqyrtimit të rezultatit të analizave për Azbestin e shkatërruar në Lakrishtë nga Ndërmarrja Publike Banesore, me datë 15.10.2021, kemi dërguar materialin e Azbeztit në Laboratorin e Gjermanisë, me ç’rast është bërë ekzaminimi mikroskopik i skanimit të mostrës së Azbestit sipas udhëzimit “VDI 3866 dhe CRB REM PA”.

Sipas përmbajtjës së mostrës së Azbestit, e cila ndahet në 5-së kategori të zbulimit të gjurmëve (mbetjeve) kancerogjene të Azbestit nga kategoria 1 (2%) deri te kategoria 5 (50%), del se materiali i Azbestit i përket shkallës së 3-të (20%), të mbetjeve kancerogjene me rrezikshmëri shumë të lartë kontaminimi.

 

Ne vegzen me poshte gjeni raportin e azbestit :