5938 - Galeria_single | MMPH

Sot në Ljubjanë, Slloveni, Zëvendës Ministrja, znj. Linda Çavdarbasha, së bashku me bashkëpunëtorë të saj, po merr pjesë në Takimin e Vendeve të Harkut Dinarik, ku po diskutohet rreth Platformës për menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenjë në regjionin e Harkut Dinarik.

 

Qëllimi kryesor i këtij Takimi është krijimi i Platformës ndërkombëtare për menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenjë, me përfaqësime nga tetë vendet e rajonit si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.

 

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjen e Platformës si dhe për parimet udhëzuese për bashkëpunimin e ardhshëm, ku administratat kombëtare do të bashkëpunojnë me aktorë përkatës nga sektori i bujqësisë, shkencës, gjuetisë dhe ruajtjes së natyrës.

 

Në takim u prezantua rapori mbi gjendjen ekzistuese të mishngrënësve të mëdhenjë, monitorimi dhe menaxhimi i tyre, si dhe u dakordua që partnerët do të hulumtojnë dhe vlerësojnë modele të ndryshme financiare dhe ligjore për zgjidhjen afatgjate të Platformës Dinarike për Mishngrënësit e Mëdhenjë në të gjithë rajonin.