5930 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri Liburn Aliu priti në takim z. Volker J. Oel, Drejtorin njëherit Komisionerin për Lindjën e Mesme nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

 

Në këtë takim u diskutua për planin e veprimit dhe mundësitë për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë qarkore, si dhe zbatimin e politikave adekuate në përputhje me legjislacionin e BE-së për menaxhimin e duhur të mbeturinave. 

 

Theks të veçantë gjatë diskutimit ju kushtua respektimit të hierarkisë së menaxhimit të mbeturinave, duke listuar opsionet e ndryshme nga këndvështrimi mjedisor dhe ai ekonomik, e po ashtu edhe për gjithëpërfshirjen e qytetarëve në edukim dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit.  

 

Z. Volker J. Oel, shprehu vullnetin e tij për mbështetjen e shtetit Gjerman në sektorin e mbeturinave, energjisë së ripërtëritshme, si dhe përgjithësisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Ministri Liburn Aliu, i falënderoi përfaqësuesit e shtetit të Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shprehu bindjen se Qeveria e Kosovës, përkitazi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e hapur dhe e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me shtetin e Gjermanisë, në arritjen e objektivave të përbashkëta.