5921 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri Liburn Aliu priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Ferenc Kajári, asistentin e tij ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonelin Csongor Horváth, dhe këshilltarin politik të KFOR-it, Gyula Somogyi. 

 

Në këtë takim, të dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për çështje me interes të përbashkët. 

 

Ministri Liburn Aliu ju kumtoi përfaqësuesve të KFOR-it, përkushtimin e tij dhe hapat që rishtazi janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për të shtyrë përpara shumë procese me interes për Kosovën, veçanërisht për planet e veprimit të transportit në rrugë, hekurudhat, lehtësimin e transportit dhe sigurinë rrugore, e po ashtu edhe për korridoret e reja dhe lidhjen në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

 

Ministri Aliu, i falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shprehu bindjen se kjo frymë e koordinimit dhe bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej.