5918 - Galeria_single | MMPH

Ministri Liburn Aliu së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur takimin e parë të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.

 

Në këtë takim u diskutua për Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës, qëllimi i së cilës është unifikimi dhe koordinimi ndër-institucional i veprimeve për eliminimin e aktiviteteve të paligjshme në sektorin pyjor, si dhe arritja e një konsensusi mes palëve të përfshira në Task Forcë.

 

Ministri Aliu shprehu gatishmërinë e tij për kontribut të dikasterit që e ka nën udhëheqje dhe bëri thirrje tek institucionet e rendit dhe drejtësisë për një koordinim më të mirë drejt gjetjës së mekanizmave të duhura për mbrojtjën e pyjeve.