5899 - Galeria_single | MMPH

MMPHI, me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë, me temë: Fshati im. 

 

Fotografitë duhet të jenë autentike dhe të bëra nga të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë profesionistët, entuziastët dhe dashamirët e fotografisë.

 

Për tu bëre pjesë e garës ju duhet ti dërgoni fotografitë në email-in:

 

iph.fotokonkurs@gmail.com, 

 

nga data 22 Tetor – 03 Nëntor 2021.

 

Fituesit do te shpallen me 8 Nëntor, në hollin e ndërtesës “Ish Rilindja”, prej orës 10.00. 

 

Shpërblimet do te jenë: vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 300 euro, vendi i tretë 200 euro.

 

Ditën e njëjtë, Ministria bashkë me përkrahësit do të organizojnë edhe një tryezë të rrumbullakët, ku do të trajtohet tema e “Raportit Urban – Rural”.