5892 - Galeria_single | MMPH

Programi Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K) ka mbajtur takimin e dytë të Komitetit Drejtues që u bashkë-kryesua nga Sekretari i MMPHI-së, z. Izedin Bytyqi dhe Zëvendës Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Laurent Torche.

Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e institucioneve kryesore të MMPHI-së të ngarkuar me përgjegjësitë e menaxhimit të resurseve ujore. Komiteti Drejtues verifikoi përparimin e rëndësishëm të bërë nga IWRM-K gjatë periudhës së kaluar. Disa nga rezultatet kryesore përfshijnë nisjen e përgatitjes së Planeve të Menaxhimit të Pellgeve Lumore për Ibër, Morava e Binçës dhe Lepenc, nisjen e skemës së granteve konkurruese, mbështetjen për përmirësimin e lejeve ujore, si dhe hartimin e mekanizmave të pjesëmarrjes së palëve të interesit në menaxhimin e resurseve ujore.

IWRM-K u konfirmua se ishte një nga nismat më domethënëse afatgjata të vendit në menaxhimin e resurseve ujore, të financuara kryesisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Konsorciumit të Skat Consulting Ltd. nga St. Gallen, Zvicër dhe Agjencisë së Mjedisit të Austrisë.