5891 - Galeria_single | MMPH

Zëvendësministri z. Hysen Durmishi, zhvilloi sot një vizitë në Podujevë për të parë nga afër punimet në segmentin e rrugës regjionale (R125) Lluzhan – Batllavë.

 

“Përveç që i shpëtuam rreth 30 milion euro vetëm me kontratë të mirëmbajtjes së rrugëve, ne patëm premtuar se do e rrisim cilësinë e asfaltit, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive, dhe po ashtu sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, theksoi z. Durmishi.

 

Për më shumë, ai tha se ky produkt po përdoret për herë të parë në Kosovë dhe është i rëndësishëm sepse të gjitha ngarkesat vertikale i pranon rrjeta dhe në këtë mënyrë rritet jetëgjatësia e shtresës së asfaltit. 

 

Për fund zëvendësministri z. Durmishi, shprehu bindjen se tash e tutje në çdo projekt të ri e kontratë të re, do të kujdesemi që të jemi në hap me zhvillimin e teknologjisë së ndërtimit të rrugëve.