
Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë” 15 Tetori 2021
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore si dhe pjesëmarrja e nxënëseve të SHFMU “ILIRIA” në Prishtinë, shënuan festën mjedisore me rëndësi te veçantë per mjedisin dhe shëndetin, kjo festë u shënua në peizazhin e mbrojtur natyror “ Gërmia”, në komunën e Prishtinës.
Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e gjendjes se mjedisit duke përfshire; Token, Ujin, Ajrin dhe Biodiversitetin – Botën bimore dhe shtazore.
Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme rekreative si; shëtitjeve apo ecjes në natyrë, parqe, fusha dhe vende tjera turistike.
Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra është e ndërlidhur me vet jetën dhe ofron një kënaqësi të veçantë.