5871 - Galeria_single | MMPH

Ministri z. Liburn Aliu, shefja e kabinetit, znj. Rineta Jashari, si dhe eksperti për çështje mjedisore z. Lulzim Baumann, pritën sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, znj. Ulrika Richardson, Shefen e UNDP-së në Kosovë, znj. Mario Suokko, Shefin e UN-Habitat-it në Kosovë, z. Omar Siddique, si dhe Udhëheqësen e Programeve në Ambasadën Britanike znj. Mimoza Gojani.

 

Ambasadori z. Abbott, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe ofroi përkushtimin e plotë të tij për mbështetje të Ambasadës Britanike, në sektorët përkatëse për zhvillim të mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës. 

 

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat mjedisore të vendit në përgjithësi, në veçanti për projektet, si dhe për mbështetjën dhe ekspertizën e vazhdueshme që ofrohet nga Agjencitë e OKB-së, si UNDP dhe UN Habitat, në fushën e mjedisit. 

 

Në mënyrë që të harmonizohen prioritetet dhe qëllimet e Ministrisë me agjendën e Gjelbër Evropiane, u theksua se duhet të investohet në projekte që sjellin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe që ndërlidhin vendin me rajonin. 

 

Partneriteti i vazhdueshëm me agjencitë në njërën anë, dhe lidershipi politik për t’ju përshtatur ndryshimeve klimatike, minimizimit të ndotjës së ajrit nga faktorë të ndryshëm, si dhe dekarbonizimit, është thelbësor për suksesin afatgjatë, dhe transformimin sektorial ekonomik të vendit dhe të gjithë rajonit në përgjithësi.