5870 - Galeria_single | MMPH

Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu priti sot në takim përfaqësuesit e BERZH-it, znj. Charlotte Ruhe, drejtoreshën menaxhuese të BERZH-it për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, z. Neil Taylor, udhëheqësin e zyrës së BERZH-it në Kosovë, si dhe z. Matteo Colangeli, drejtorin rajonal të BERZH-it për Ballkanin Perëndimor.

 

Marrë parasysh rëndësinë mbi shpjegimin e gjendjes aktuale në raport me qytetarët dhe bizneset për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës, planifikimit hapësinor dhe gjendjës mjedisore në Kosovë, Ministri Aliu shprehu synimet dhe zotimet e tij që do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, gjithmon drejt integrimit në Bashkim Evropian, qëllim ky afatgjatë i Republikës së Kosovës. 

 

Si çështje kryesore e diskutimit mes palëve ishte jetësimi i zotimeve të projekteve të përbashkëta të infrastrukturës rrugore, si rruga Kijevë-Zahaq, ku u theksua se është duke u punuar që projekti në fjalë të përfundohet sipas afateve të parapara. Theks të veçantë gjate diskutimit ju kushtua edhe ndërtimit të unazës së Prishtinës, që do të përmirësonte infrastrukturën rrugore dhe shërbimet rreth Prishtinës, duke lehtësuar rrjedhën e udhëtarëve dhe mallrave dhe do të zvogëlonte dukshëm kostot e transportit, si dhe po ashtu për rëndësinë e ndërtimit të rrjetit hekurudhor modern, të digjitalizuar e me lidhje të drejtpërdrejta mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. 

 

Ministri Aliu theksoi rëndësinë e ndërtimit të një rrjeti hekurudhor modern, ku i dha shpjegim të veçantë ndërlidhjes së linjave rrugore dhe hekurudhore, fillimisht me lidhje të drejtpërdrejta mes qyteteve kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që më pastaj do të kontribuonin në krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme të transportit në shtetet e Bashkimit Evropian, synim ky që do të kishte një impakt direkt në hovin e zhvillimit ekonomik për njerëzit dhe bizneset në Kosovë.

 

Në fund, palët theksuan fuqimisht domosdoshmërinë e punës së tyre, për të avancuar më tej në përfundimin e projekteve të përbashkëta.