5869 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri z. Liburn Aliu zhvilloi një takim me z. Stefan Mager, Drejtorin e ri të GIZ-it për projektet për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, si dhe znj. Vera Baumann, drejtoreshën e zyrës për bashkëpunim ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë.

 

Në këtë takim u diskutua hollësisht për sektorin e menaxhimit të mbeturinave me synim të përmirësimit të mbledhjës dhe trajtimit të duhur të mbeturinave, modelet e ndryshme të grumbullimit dhe opsioneve për trajtimin e duhur të menaxhimit, si dhe prezantimin e zbatimit dhe arritjeve aktuale deri më tani për një mjedis më të pastër në Kosovë.

 

Kjo frymë e koordinimit dhe bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe GIZ-it, do të vazhdojë deri në realizimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. Të dy palët u dakorduan që bashkarisht të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar progres në fushën e mjedisit.