5856 - Galeria_single | MMPH

Sot u mbajt Forumi i shtatë i Tiranës: “Të ndërtojmë një Ballkan më të mirë së bashku”, kushtuar Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, në të cilin takim virtualisht morri pjesë Ministri Liburn Aliu.

 

Në forum u shkëmbyen mendime nga të gjithë sa i takon rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit si dhe hartimin e zbatimin e projekteve të përbashkëta për ta afruar më tepër Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës dhe hekurudhës, e po ashtu edhe ndërlidhjen në fushën dixhitale dhe energjetike. 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi rëndësinë e hekurudhës mes Durrësit dhe Prishtinës, pasi që kjo hekurudhë do të nxis tregtinë e lirë mes dy vendeve, e më pas do të lidhet me Nishin, që sërish do të kontribuojë që i gjithë investimi të bëhet në një rrjet më të gjerë Rajonal e Europian.

 

Ministri Liburn Aliu, ritheksoi se ndërtimi i një rrjeti hekurudhor modern, të digjitalizuar e me lidhje të drejtpërdrejta midis qyteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme të transportit për njerëzit dhe bizneset.

 

Ministri Aliu, shprehu se jemi në një rrugë shumë të mirë të integrimit të linjave hekurudhore e rrugore të Republikës së Kosovës, veçanërisht me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, e po punohet vazhdimisht që çdo segment rrugor, hekurudhor, e dixhital të bëhet në një rrjet të ndërlidhur mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të njejtin standard e me të njejtin synim të anëtarësimit gjithëpërfshirës të rajonit në BE.