5853 - Galeria_single | MMPH

Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja.

Kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e “Shpellës së Gadimes”, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë.