5851 - Galeria_single | MMPH

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu vizitoi Shqipërinë.

Gjatë kësaj vizite ministri Aliu u prit në një takim nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi.

Gjatë këtij takimi temë e bisedimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në fushat përkatëse të këtyre dy ministrive.

Ministri Aliu tehksoi se është i bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar në mes të dy Ministrive, veçanërisht në sektorin e mjedisit dhe turizmit, do të vazhdojë me synim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta.

Gjatë kësaj vizite ministri Aliu u prit dhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë këtyre takimeve diskutua për një bashkëpunim të ndërsjellë midis dy qeverive, si shprehje të vullnetit për të shënuar një etapë më intenzive të bashkëpunimit e cila bazohet në vlera të përbashkëta me synim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.