5806 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri Aliu zhvilloi takim në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku u diskutua për përdorimin e avancuar të të dhënave gjeohapësinore, me theks të veçantë për prodhimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e hartës topografike.

 

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë, kualitetin dhe veçoritë që përmban harta topografike në shkallë 1:25.000 për territorin e Republikës së Kosovës, si dhe u identifikuan specifika të tjera që do të mund ti shtoheshin kësaj harte. me qëllim të qasjes sa më të madhe të të dhënave gjeohapësinore për secilin qytetarë. 

 

Në fund, z. Aliu, dhe zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKK-së, znj. Afërdita Thaçi, u dakorduan që të mbahet një punëtori në nivel ekspertësh për identifikimin e mënyrës më të mire të grumbullimit, shpërndarjes dhe përdorimit të të dhënave të ndryshme gjeohapësinore.