5724 - Galeria_single | MMPH

14 qershor 2021,

 

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi, si dhe eksperten ligjore në Qendrën për Raste Strategjike Gjyqësore, znj. Alba Dushi, ishim të ftuar nga GIZ dhe GLPS, si panelistë për të diskutuar mbi “Fuqizimin e Qeverisjes Mjedisore në Kosovë”.

 

Qeverisja mjedisore kërkon përfshirjen e një numri të gjerë akterësh, përfshirë këtu institucionet qendrore dhe lokale, shoqërine civile, komunitetin e biznesit dhe qytetarët, si dhe kërkon angazhim transparent dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet, u theksua në këtë debat.

 

Në mënyrë që të arrihet një zhvillim i integruar dhe i qëndrueshëm mjedisor në harmoni të plotë me standardet evropiane, duhet që të nxisim vetëdijësimin e qytetarëve që të ruajnë burimet natyrore dhe mjedisin, kështu duke parandaluar dëmtimin e ndikimeve të veprimtarisë njerëzore në mjedis, e atëherë kur është e mundur, të riparojmë edhe dëmtimet që janë bërë në të shkuarën.

 

Përkitazi, për të krijuar sinergjinë e duhur, është më se e nevojshme që të kemi një qasje bashkëpunuese me të gjithë, në mënyrë që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacionit, koordinim me institucionet relevante, si dhe fuqizim të inspektoriatit mjedisor.

 

Synimi jonë është që të arrihet një zhvillim i integruar dhe i qëndrueshëm mjedisor, dhe njashtu do të kujdesemi që të ketë një baraspeshë mes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.