5676 - Galeria_single | MMPH

 

Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë,  z. Çağri Sakar. 

Në këtë takim, dy palët diskutuan përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, si dhe për projektet përkatëse në fushën e infrastrukturës.

 

Ambasadori Sakar, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe infrastrukturën, si dhe ofroi mbështetjen e tij për vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. 

 

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e mjedisit dhe infrastrukturës.