5670 - Galeria_single | MMPH

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, me disa aktivitete në peizazhin e mbrojtur “Gërmia”.

Zv. ministrja e mjedisit, Linda Çavdarbasha tha se Kosova deri me tani ka krijuar politika të ndryshme për ruajtjen e biodiversitetit, mirëpo të njëjtat nuk janë zbatuar sa dhe si duhet.

“Nëse vazhdojmë me këtë tendencë, atëherë ndikimi i njerëzve do të jetë shumë i madh dhe speciet do të rrezikohen për zhdukje. Viti 2021 duhet të jetë vit i reflektimit, i mundësisë dhe i zgjedhjeve. Andaj pritet qe secili prej nesh të veprojmë duke treguar një vullnet të fortë për kornizën globale e cila do të ulë humbjen e biodiversitetit dhe përfitimin e njerëzve në gjithë planetin tonë”, tha ajo. Çavdarbasha ka kërkuar që të veprohet sa më shpejt dhe që të zbatohet legjislacioni ne fuqi.

z.Behxhet Mustafa, Profesori në Universitetin e Prishtinës tha se biodiversiteti është vlera më e madhe e natyrës, edhe ky bëri thirrje për zbatim të ligjeve. “Kosova është një vend i vogël në kuadër të Ballkanit me 1,6 për qind të territorit. Por, në pikëpamje të vlerave të biodiversitetit është jashtëzakonisht e begatshme. Prej 7500 llojeve të bimëve sa llogaritet që ka Ballkani, diku 2500 lloje apo rreth 30% të tyre gjenden edhe në Kosovë.”

Për rrezikun e zhdukjes së kafshëve të rralla ka folur z. Fatos Lajçi nga organizata joqeveritare “Era”. Sipas tij, përveç rrëqebullit janë në rrezik edhe dreri e dhia e egër. “Kjo specie e rrëqebullit atlantik është ekstremisht në rrezik nga zhdukja dhe ne shpresojmë shumë se banorët e vendit do të luftojnë që këtë specie që është ekstremisht e rrallë t’i ndihmojnë që të mos zhduket nga vend ynë. Kjo shtazë jashtëzakonisht e veçantë dhe në zhdukje e ka vendosur edhe gjeo-politikisht Kosovën në hartën e rëndësishme të strategjive botërore. Aktiviteti vazhdoi me ecje ne shtigjet e pisazhit te mbrojtur Germia.