5656 - Galeria_single | MMPH

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, hartën zonale, si dhe përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.

Ambasadori Davenport shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shprehu bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar progres në projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.