5641 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi. 

Ambasadorja znj. Shpresa Jusufi e uroi ministrin Aliu për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në punën e tij duke theksuar rëndësinë e veçantë që e ka kjo ministri për mjedisin dhe infrastrukturën.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe transportin, si dhe për sfidat e trashëguara dhe iniciativat e përbashkëta që kontribuojnë në sektorin e mjedisit.

Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadoren, dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe infrastrukturën.