5632 - Galeria_single | MMPH

Sot, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck Ahliny. 

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, përmirësimin e sistemit statistikor, si dhe zvogëlimin e rreziqeve dhe dëmeve nga ndikimet aktuale dhe të ardhshme të ndryshimeve klimatike.

Ministri Aliu e falënderoi, ambasadoren për vizitën dhe urimin, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mjedisin.