5605 - Galeria_single | MMPH

Sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu priti përfaqësuesin special të BE-së, ambasadorin z. Tomas Szunyog.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe sigurinë rrugore.

Të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, efikasitetin e energjisë, si dhe kalimin në burime të energjisë së rinovueshme.

Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi gatishmërinë e tij për intesifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe infrastrukturën.