5585 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë, 23.03.2021 - Ministri i deritanishëm i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Muharrem Nitaj sot ia dorëzoi detyrën ministrit të ardhshëm z. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me këtë rast, Nitaj e ka njoftuar z. Aliu për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Mjedisit përfshirë ujërat, ajrin, mbeturinat si dhe Planifikimin Hapësinorë.

Ministri Aliu theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që do të ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm në Mjedis si dhe në fushën e Planifikimit Hapësinor.