5580 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë, 19.03.2021 - 

Me qëllim të informimit të ndërsjellë rreth aktiviteteve, sfidave dhe planeve të institucioneve respektive, sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është mbajtur një takim pune mes Ministrit Muharem Nitaj dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Avni Ahmetit. 

Në këtë takim, Ministri Nitaj më në detaje u njoftua mbi projektet kapitale, produktet dhe shërbimet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, sfidat me të cilat kjo agjenci ballafaqohet, me hapat që duhen ndërmarrë për tejkalim të sfidave dhe për ngritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike, duke e ditur se përfitues kryesorë nga ato janë institucionet e qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Ndër të tjera, kryeshefi Ahmeti njoftoi Ministrin Nitaj edhe me dy publikime të rëndësishme që AKK ka përgatitur, respektivisht; “Planit Strategjik 2021-2025” dhe “Planin e Biznesit dhe Veprimit 2021 – 2023+”, ku në detaje paraqitet vizioni i Agjencisë kadastrale të Kosovës për vitet në vijim.

Ministri Nitaj dhe Kryeshefi Ahmeti, u zotuan se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetja nga të dyja institucionet edhe në të ardhmen.