5565 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë, 01.03.2021 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mbeturinave PAMKOS, drejtorin e  Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave dhe drejtorët e kompanive rajonale për menaxhimin e mbeturinave.

Gjatë takimit Ministri Nitaj është njoftuar për sfidat e tyre, problemet dhe synimet për avancimin e sistemit të pastrimit e trajtimit të mbeturinave.

Drejtorët e kompanive të mbeturinave po ashtu folën edhe për problemet me të cilat po përballen, veçmas me borxhet që kanë dhe në këtë drejtim kërkuan mbështetje financiare.

Po ashtu, drejtuesit e kompanive shprehen pakënaqësinë e tyre me trajtimin që u është bërë punëtorëve të këtyre kompanive nga Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.