5556 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë, 18.02.2021 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Infrakos-in dhe me Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë.  

Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit! 

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit  “Gjakovë”,  ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere”.