5547 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë, 09.02.2021 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka falënderuar  Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për interesimin e saj lidhur me fatin e luanit që mbahej në kushte joadekuate në Gjilan.

 

Shkresa e plotë e Ministrit Nitaj:

E mirepres interesimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, lidhur me fatin e luanit “Gjoni”, që tash e një kohë mbahet në kushte joadekuate në Gjilan. 

E njoftoje opinion publik dhe znj. Von Craemon që Ministria që drejtoj i ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshem proceduralë  e ligjorë për lirimin dhe transferimin e tij në një vend ku luani “Gjoni”, do të trajtohej në përputhje me normat e kërkuara.

Tashme kemi një vendim të Gjykatës për sekuestrimin dhetransferimin e tij në një vend tjetër, por fatkeqësisht Kosova nuk është nënshkruese e Konventës CITES 

për qarkullim ndërkufitar të llojeve të kafshëve, andaj ne kemi kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë që të mundësojnë transferimin e luanit “Gjoni”, përmes Shtetit Shqiptar, prej nga dhe është kontrabanduar në Kosovë i njëjti.

Jam në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin shqiptar, Klosi, dhe me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe jemi në pritje të përfundimit 

të dokumentacionit të nevojshëm nga Shteti Shqiptar që kjo çështje të mbyllet.

Shpreh keqardhjen që një problem kaq i lehtë ka kërkuar kaq shumë kohë për t’i gjetur zgjidhje, kjo edhe për shkak të pengesave që ka shteti i Kosovës në raport me konventat e caktuara.

Njëkohësisht shpreh mirënjohjen time për Fondacionin “Four Paws” që ka shprehur gatishmërinë që të merr përsipër organizimin e transportit të luanit “Gjoni”, nga Kosova në një vend të tretë, në këtë rast në Holandë.

Sinqerisht, 

Muharrem Nitaj, 

Ministër i Ekonomisë dhe Ambienti