5514 - Galeria_single | MMPH

 

 

Prishtinë, 15.01.2021- Ministri në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj së bashku me zëvendësministrat e MEA-së, Rexhep Kadriu dhe Ergin Bunjaku kanë pritur në takim përfaqësuesit e KEDS-it, KESCO-s, ku temë diskutimi ishte borxhi që SH.A “Trepça” ka ndaj këtyre kompanive.

 

Ministri Nitaj i falënderoi përfaqësuesit e kompanive KEDS dhe KESCO për punën që po bëjnë në këtë kohë pandemie dhe në periudhën e dimrit, po ashtu u njoftua nga afër për borxhin që ka SH.A “Trepça” ndaj këtyre kompanive si dhe shqyrtuan mundësitë buxhetore për tejkalimin e situatës së krijuar.

 

“Mbështetja ndaj SH.A ‘Trepça’ do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e këtë më se miri e tregon ky takim andaj kërkoj nga ju që sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje që borxhi papaguar i energjisë elektrike që kjo kompani ka ndaj jush të shlyhet sipas mundësive buxhetore që ka ndërmarrja ‘Trepça” , tha ministri në detyrë, Muharrem Nitaj.

 

Gjithashtu ministri Nitaj tha se këtë çështje do ta ngrisë në Qeveri në një afat sa më të shpejt në mënyrë që të mos vije te shkyçja.

 

Nga ana e tyre përfaqësuesit e KEDS-it dhe KESCO-s, u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e situatës së krijuar për të cilën gjë kërkuan edhe mbështetjen e MEA-së në zgjidhjen e çështjes së borxhit të papaguar të energjisë elektrike nga objektet e “Trepçës”.