4877 - Galeria_single | MMPH

'

 

Prishtinë, 06.10.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim një delegacion të Ambasadës zvicerane në Kosovë, të përbërë nga ambasadori Thomas Kolly, zëvendësambasadorja Pauline Menthonnex Gacaferri, atashe Seraina Furer dhe zyrtarja e lartë e programeve Ardiana Efendija Zhuri.

 

Zvicra si një shtet që ka ndihmuar tejmase vendin tonë, pranoi falënderimet më të sinqerta nga ministri Kuçi për gjithë kontributin që është dhënë në Kosovë për rindërtim dhe zhvillim, e posaçërisht në sektorin e ujërave.

 

Ministri Kuçi e njoftoi ambasadorin për zhvillimet në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, duke e njoftuar edhe me zhvillimet e projekteve në vazhdimësi.

 

Ambasadori zvicran, Thomas Kolly u shpreh i kënaqur me angazhimin e ministrit Kuçi dhe ngriti në diskutim disa pika, ku kryesoi shndërrimi i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në agjencion.

 

Ministri e pranoi këtë sugjerim, duke i treguar se tashmë po punohet në këtë drejtim pasi ligji e ka përshkruar këtë autoritet në Ligjin për Ujëra sikur agjencion.

 

Në këtë takim u vlerësua lartë edhe angazhimi i SwissGrid, në asistencën e tyre dhënë KOSTT-it, për pavarësimin e transmisionit energjetik dhe vënien e kufijve energjetik të shtetit të Kosovës.

 

Ministri Blerim Kuçi, ndër të tjera, tha se është i njoftuar me prioritetet zvicerane dhe është i kënaqur për mbështetjen e tyre.

 

Mes dy delegacioneve jo pak tema u diskutuan, pa çka mbeti si përfundim që të ketë edhe takime tjera për të ulur diskutimin në nivel praktik dhe konkret për projektet e ardhshme.'