4875 - Galeria_single | MMPH

'

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze. Bashkë me ambasadorin gjerman, ishin Kristztina Szabo, atashe për Marrëdhënie Ekonomike dhe Mirdita Bicaj.

 

Mes ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.

 

Biseda u zgjerua në Marrëveshjen për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

 

Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim. Ministri Kuçi premtoi se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të facilitohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

 

“Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë pritoritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.

 

Më 13 tetor 2020 nga ambasadori Jozef Bencze u njoftua që do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga Qeveria Hungareze.'