4839 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë - 9 korrik 2020 – Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka  mbajtur takim pune lidhur me hapat e mëtutjeshëm sa i përket draft Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Në takim morën pjesë; Ministri i MEA-së Blerim Kuçi kryesues, zëvendësministrja e MEA-së Burbuqe Bakija – Deva, zëvendësministri, Muharrem Nitaj si dhe kryetarët e Komunave të; Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Gjakovës si dhe  komuniteti lokal.

Ministri Kuçi theksoi se, është obligim i imi që  Planin Kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna”, ta shtyjmë përpara deri në aprovimin e tij si dhe jemi duke punuar në mënyrë intenzive së bashku me të gjithë akterët e përfshirë që sa më shpejt të realizohet ky projekt.

“Së pari dua të marrë aprovimin e kryetarëve të komunave përkatëse për Planin kombëtar për “Bjeshkët e Nemuna”, e njëkohësisht duke respektuar edhe kërkesat e komunitetit lokal si dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi” , u shpreh Kuçi.

Pas diskutimeve të gjitha palët e përfshira u pajtuan që të vazhdohet me takime të mëtejme duke gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përbashkët sa i përket kësaj çështje e cila ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Ndërsa nga ana e tyre, Komuniteti Lokal falënderoj ministrin Kuçi për gatishmërinë dhe mbështetjen ndaj kërkesave të tyre dhe për përshpejtimin e realizimin e këtij plani.

'