4693 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 29.05.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet ekonomike në vend dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, e veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit.

Ministri Lluka dhe diplomatja Stjernvall kanë shqyrtuar mundësitë që Finlanda të mbështes sektorin e TIK dhe nxitjen e kompanive finlandeze të kësaj fushe që të jenë prezentë në Kosovë, qoftë edhe përmes hapjes së ndonjë përfaqësie të tyre.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për modalitetet e konferencës që pritet që të organizohet në tetor të këtij viti nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, në të cilën akterë të fushës së TIK do të prezantojnë mundësitë që ofron ky sektor në Kosovë.

Nga ana e tij, Ministri Lluka ka njoftuar diplomaten finlandeze me projektet që janë në procesin e realizimit në sektorët që mbulon MZHE,  duke u fokusuar në TIK, që vlerësohet ndër sektorët që mund t’i japin shtysë të rëndësishme zhvillim ekonomik.

Kreu i MZHE-së, gjithashtu ka vënë në dukje angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar kornizën ligjore dhe institucionale në funksion të përmirësimit të mjedisit për investime të jashtme, çka është pasqyruar edhe në raportet e fundit të institucioneve ndërkombëtare.

'