4480 - Galeria_single | MMPH

'

 

Prishtinë, 06.10.2020 - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit, Bedri Berisha, sot zhvilluan një takim virtual me zyrtarë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

 

Zyrtarët e JICA-s prezantuan mbështetjen që i është dhënë Republikës së Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe projektin i cili është në zhvillim e sipër “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”, ku nga ekspertët e JICA-s u prezantuan të arriturat e këtij projekti.

 

Po ashtu u ritheksua se për shkak të pandemisë Covid-19, është e pamundur që të vijnë ekspertët e JICA për përfundim të projektit të lartëpërmendur, kështu që MEA dhe JICA u dakorduan për zgjatjen e projektit deri në përmirësimin e gjendjes nga kjo pandemi.

 

Sekretari i Përgjithshëm i MEA-së, Fatos Qerimi i ofroi mbështetje ekspertëve të JICA-së për finalizimin e projektit dhe iu falënderua JICA-s për gjithë mbështetjen e dhënë, me shpresë për bashkëpunimin të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen.'