4443 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 07.09.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me ftesë të ministrit grek Nikos Pappas, po mori pjesë në takimin me temë “Perspektiva për rritje ekonomike në Evropën Juglindore dhe roli i rajonit tonë në shekullin 21”.
 
Ministri Lluka në këtë takim foli për interkonektivitetin me shtetet e rajonit në infrastrukturë dhe telekomunikacion dhe bashkëpunimin mes këtyre shteteve.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin; Nikos Pappas ministër i Politikës Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Mediave, Christos Spirtzis, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës,  Evangelos Kalpadakis drejtor i Zyrës Diplomatike të Kryeministrit të Greqisë, Elton Haxhi – ministrë i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Damjan Manchevski ministër i Informimit dhe Administratë i Maqedonisë.
Në takim të pranishëm ishin edhe Mattheë Palmer, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropë, si dhe Mirchael Kratsion këshilltar i Donald Trump.

Ministri Lluka me këtë rast njoftoi të pranishmit se Kosova është në hap me shtetet e rajonit sa i përket zhvillimit të infrastrukturës, duke i radhitur sukseset si; përfundimi i autostradës që lidhë Prishtinën me Tiranën dhe autostradën Prishtinë-Shkup, e cila është në përfundim e sipër. Ai foli edhe për investimet që po bëhen në rrugët që dërgojnë në kufirin me Serbi.

Ministri Lluka ka bërë të ditur se po bëhen investime kapitale në energji, ku ka filluar transmisioni me Shqipërinë, si dhe planifikimi i një plani për energji me Maqedoninë. Gjithashtu Lluka nënvizoi problemin energjetik me Serbinë, që vazhdon të jetë sfidë për integrimin e rajonit si treg i përbashkët energjetik.

Ministri Lluka tha se Kosova është duke u integruar në telekomunikacion, siç është marrëveshja rajonale për roaming, si dhe Fahd Projekti për broadband (brez gjerë) me Bankën Botërore.

Në këtë takim u fol edhe për hekurudhat, ku ministri Lluka i njoftoi se ky investim është në tenderim e sipër, projekt ky i cili do të lidhë Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë, e cila do të ndihmojë në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të këtyre vendeve.

Ministri grek Nikos Pappas vlerësoi prezencën dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën që po e bën për integrim më të shpejtë në fushat e zhvillimit ekonomik si;  infrastrukturë, energji dhe telekomunikacion.
 

'