4289 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 18 shtator 2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Ministri Besim Beqaj do të marrë pjesë në Festivalin e Inovacionit që mbahet në Tiranë nga 18 deri më 20 shtator 2018. 

Ministri Beqaj në ditën e dytë të Festivalit do t’ju drejtohet pjesëmarrësve me qëllim të prezantimit të kapaciteteve dhe mundësive të Kosovës në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe ekonomisë digjitale, me ftesën për bashkëpunim në mes të kompanive të rajonit me kompanitë e Kosovës në këtë fushë.

Festivali ka karekater rajonal ku pritet të jenë të pranishëm mbi 500 pjesëmarrës dhe do të prezantojnë punën e tyre 50 kompani të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Minisitri Beqaj do të takojë Zëvendëskryeministren e Shqipërisë Senida Mesi dhe udhëheqës të tjerë të lartë institucionalë të Shqipërisë.

'