4284 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 6 gusht  2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim ka pritur në takim miqësor ambasadorin e Gjermanisë  në Kosovë z. Christian Heldt. Tema të diskutimit në takimin në mes të  Ministrit Beqaj me ambasadorin Heldt ishin: përkahja e Kosovës nga Gjermania në proceset integruese të vendit, rritja e mbështetjes ekonomike, në veçanti në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, realizimi në praktikë i marrëveshjes për bashkëfinancim të projekteve inovative në mes të MIN-së dhe GIZ-it, si dhe funksionalizimi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

Ministri Beqaj, përmes ambasadorit Heldt e  falenderoi Qeverinë e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, në veçanti për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në përkrahjen e projekteve inovative, jetike për ekonominë e Kosovës.

“Gjermania është donatori më i madh financiar në Kosovën e pasluftës. Këtë trend të bashkëpunimit po e mbajmë dhe po synojmë ta rrisim me Ambasadorin e Gjermanisë SHT z. Christian Heldt në rritjen e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë. Do të vijojmë të punojmë me një agjendë të përbashkët për suksese të mëtutjeshme”, tha me këtë rast ministri Besim Beqaj.

Ministri Besim Beqaj po ashtu e njoftoi ambasadorin gjerman edhe me të arriturrat e Ministrisë që nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së sektorit privat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe digjitalizim të ekonomisë së vendit në hap me trendet globale ekonomike, fushë në të cilën po jep kontribut të rëndësishëm edhe shteti gjerman.

'