4279 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 11 korrik  2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka raportur sot para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. Të arriurat e Ministrisë, objektivat programore dhe aktivitetet e saj që nga themelimi, ishin pikat kryesore të raportimit të ministrit Beqaj.

Ministri Beqaj ka folur për të arriturat kryesore të MIN, me theks të veçantë në realizimin e objektivave programore të MIN në kuadër të Programit Qeveritar si: themelimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, themelimi i qendrave të inovacionit dhe ndërmarrësisë, marrëveshja për bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it,  krijimi i bazës ligjore në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe përkrahjen finaciare për sektorin privat përmes granteve.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të mbështesë financiarisht NVM-të e sektorit që ka shënuar bilanc pozitiv dhe ai është sektori i shërbimeve të teknologjisë informative. Në këtë kuadër tashmë jemi në proces të ndarjes së granteve për OJQ-të, ndërsa brenda pak ditësh do të lansohet edhe programi për përkrahje të Start-upve dhe NVM-ve”, theksoi ministri Beqaj.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e kanë vlerësuar pozitivisht punën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrëisë dhe e kanë falenderuar ministrin Beqaj për raportimin korrekt, duke shprehur interesimin e tyre për punën e Ministrisë, në veçanti për aktivitetet në shërbim të përkrahjes së sektorit privat me qëllim  zhvillimin ekonomik të vendit. ​

'