4275 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 5 qershor  2018 - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes aktivitetit "Think Future - Prizren", ka promovuar sot "Programit për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare" dhe "Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli Zëvendëskryeministri Enver Hoaxhaj dhe Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Besim Beqaj.

Në hapje të këtij aktiviteti Ministri Beqaj ka folur para të rinjve të Prizrenit për rëndësinë e këtij programi, duke inkurajuar OJQ-të dhe të rinjtë me ide inovative në shërbim të rritjes se kapacitetit të ndërmarrjeve, që të bëhen pjesë e tij.

“Programi i financimit të Ministrisë, orienton dhe përkrah inovatorët të kombinojnë njohuritë, kapacitetet dhe resurset për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes”, theksoi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka në mandat politik dhe strategjik stimulimin e aktiviteteve inovative në Republikën e Kosovës të cilat janë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë. “Investimi në rini është garanci për një të ardhme të ndritur dhe fuqizimit ekonomik të Kosovës”, shtoi Ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka folur edhe hapjen e shpejtë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, duke theksuar se Prizreni do të bëhet qendër rajonale për inovacion në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për vizionin politik të Kosovës drejt zhvillimit ekonomik të bazuar në potencialin e të rinjve dhe të rejave të vendit, të cilët me shkathtësitë e tyre janë garanci për perspektivën evropian të Kosovës. Ai i inkurajoi të gjithë të rinjtë e regjionit të Prizrenit, por edhe gjitha qyteteve tjera që të aplikojnë me idetë e tyre për të marrë mbështetje nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Kryetari Veseli tha se vitin e ardhshëm do të dyfishohen këto fonde, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës me ide inovatore të realizojnë idetë dhe projektet e tyre, përmes të cilave do të krijohen edhe shumë vende të reja pune.

'