4273 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 17  maj 2018 - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka lansuar sot “Programin për financim të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” për organizatat jo qeveritare, fond ky që do të mbështes financiarisht projektet e OJQ-ve që kanë për qëllim zhvillimin dhe promovimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Në hapje të kësaj ngjarjeje para pjesëmarrësve ka folur ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj. Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka lansimi i këtij programi për promovim dhe zhvillim të inovacionit nga OJQ-të, duke theksuar se MIN në bashkëpunim me organizatat me kredibilitet ndërkombëtar do të bëjë që procesi i ndarjes së fondeve të jetë transparent dhe me efekt të prekshëm ekonomik për vendin.

“Kjo është ngjarja më e rëndësishme që nga themelimi  i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Vizioni i Ministrisë së Inovacionit është që  rininë ta bëjmë faktorin kryesor për rritje të konkurrueshmërisë në vend dhe ta përkrahim sektorin i cili po shënon bilancin pozitiv tregtar”, tha ministri Besim Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka specifikuar edhe kategoritë e përfituesve të fondeve, duke theksuar se Programi do të këtë tri nivele të mbështetjes financiar, nga 15 mijë  deri në 200 mijë euro dhe është më së i sigurt se ky program do të sjell benifite për zhvillim ekomomik të vendit.

“Programi për përkrahjen financiare të  OJQ-ve, që fushë të veprimtarisë e kanë inovacionin dhe ndërmarrësinë, është hap i rëndësishëm që po bënë sot MIN në drejtim të hapjes së mundësive për shfrytëzim të potencialit të të rinjve të Kosovës në fushën e teknologjisë informative”, shtoi ministri Beqaj.

Në ceremoninë e lansimit të Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi për OJQ-të, para pjesëmarrësve kanë folur edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Fatmir Gashi, drejtoresha e STIKK Vjollca Çavolli dhe Arianit Dobroshi nga Prishtina Hackerspace.​

 

 

'