4271 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 14 maj 2018 - Ministri Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, sot ka takuar ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, znj. Pia Stjernvall.

Temë e bashkëbisedimit në mes të ministrit Beqaj dhe ambasadores Stjernvall ishte mundësia e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe  fuqizimi  i  të rinjve.

Pas takimit me znj. Stjernvall, ministri Beqaj ka deklaruar se e ka njoftuar ambasadoren me proceset nëpër të cilat po kalon vendi me qëllim të fuqizimit ekonomik të të rinjve, si dhe mundësitë e rritjes së potencialit eksportues e prodhues të sektorit privat.

“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, tha pas takimit ministri Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka theksuar po ashtu se ekonomia e Kosovës do të bazohet në njohuri të buta dhe zhvillime teknologjike.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës z. Marian Demaj, Rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë z. Edmon Hajrizi, Drejtori i KIESA z. Besian Mustafa dhe nga Innovation Center Kosovo z. Shpend Lila.

'