4236 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 6 shkurt 2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë vizitës në SHBA sot ka pasur takime të rëndësishme me kongresmenë amerikanë dhe udhëheqës të lartë të NATO-s.

Ministri Beqaj në Kongresin Amerikan u takua me kongresmenët Pittinger Anderholt, Mike Turner dhe senatorët Inhofe, Wicker, Rounds. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Asamblesë së NATO-s Paulo Alli dhe Admiralin Par Walsh.

Tema të diskutimit në takime ishin sfidat dhe integrimi i Ballkanit në proceset veri-atlantike.

Ministri Beqaj më këtë rast deklaroi se në takim ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe rëndësinë e procesit tw integrimit evropian.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë rezultate konkrete, si dhe të mos bllokohet anëtarësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan”, ka thënë z. Beqaj.

Z.Besim Beqaj ka thënë po ashtu se Integrimi Kosovës në NATO dhe reformimi i edukimit janë dy tema shumë të rëndësishme për Kosovën.

Agjenda e takimeve të Ministrit Besim Beqaj do të vazhdojë edhe me takime të tjera të nivelit të lartë.

'