4234 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 2  shkurt 2018 - Në vazhdën e vizitave që Ministri i Minstrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj po u bënë ndërmarrjeve inovative dhe komunitetit të kësaj fushe, ka qëndruar në ambientet e “Prishtina Hackerspace”.

Ministri Beqaj është njoftuar me aktivitetet e kësaj ndërmarrje, fushë veprimtarinë dhe ambiciet e saj për të ardhmen me ç ‘rast ka thënë se Prishtina Hackerspace është një hapësirë e mirë ku të rinjtë dhe të rejat mund të gjejnë vendin ku mund të shprehin shpirtin e tyre kreativ dhe inovativ.

“Të rinjtë dhe të rejat që i pashë këtu sot që punojnë në kushte jo të mira, të cilat normalisht duhet të përmirësohen në të ardhmen me bashkëpunim. Kjo veprimtari mund të jenë e ardhmja ekonomike digjitale, ajo që ne si ministri po tentojmë ta promovojmë. Rinia jonë me kapacitetet që ka do të jetë baza kryesore e përfaqësimit jashtë vendit”, tha. Beqaj.

Ndërsa Besfort Guri, bashkëthemelues i Prishtina Hackerspace u shpreh i kënaqur me vizitën e ministrit Beqaj.

“Prishtina Hackerspace ekziston si etnitet për rreth tre vite dhe është një hapësirë eksperimentale e cila ndihmon të rinjtë në zhvillimin në aspektet teknologjike dhe inovative. Bashkë vizituam hapësirat e Prishtina Hackerspace dhe morëm premtime që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të na përkrahë financiarisht në aktivitetet tona, në veçanti në organizimin e konferencës “Freedom Software Kosova”, tha z Guri.

'