4231 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 31  janar 2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur në takim z. Marco Mantovanelli, Drejtor për Kosovën i Bankës Botërore.

Në takimin e përzemërt me z. Mantovanella, Ministri Beqaj ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe te zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Z. Beqaj e ka njoftuar z. Mantovanella me prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

 

“Banka Botërore do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’, tha pas takimit z. Besim Beqaj.

Temë diskutimi e takimit  ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të MIN dhe Bankës Botërore në fushën e Inovacionit, zhvillimit të projekteve të përbashkëta më qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus tek gratë dhe të rinjtë, si dhe përkrahja e sektorit privat në rritjen e konkurrueshmërisë.

 

 Z. Beqaj  po ashtu shprehu edhe falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

'