4229 - Galeria_single | MMPH

'

Në Prishtinë sot ka filluar punimet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”(Cyber Security and Privacy), organizuar nga komuniteti i sigurisë kibernetike dhe privatësisë, nën patronazhin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në hapje të kësaj Konference morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, amabsadori i SHBA-së Greg Delwie dhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj.

Në fjalën hapës të Konferencës, Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka theksuar përkushtimin e tij dhe të MIN për përkrahje të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike që ndodhin në mënyrën e duhur dhe të sigurt.

“Teknologjia digjitale, inteligjenca artificiale, big data dhe Internet of things po e transformojnë jetën tonë të përditshme dhe ekonominë, është e rëndësishme të garantojmë siguri kibernetike për zhvillim të qëndrueshëm”, tha z. Beqaj.

Punimet e Konferencës “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” i kanë përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delwie.

Konferenca e tretë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike dhe privatësinë do të vazhdojë punimet edhe nesër dhe pasnesër ku do të paraqiten me punimet e tyre ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

'