501 - Dokumentet_dhe_publikimet | MMPH

Dokumentet strategjike

pdf image
Nënshkruhen dy udhëzime administrative në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje

Ministri Liburn Aliu me datën 22.11.2021 ka nënshkruar dy udhëzime administrative përmes të cilave qartësohen më tej kërkesat për trajtimin e ndërtimeve pa leje të Kategorisë I dhe II. Këto dy udhëzime administrative janë hartuar nga grupet punuese të themeluara nga MMPHI, Agjencia Kadastrale e Kosovës, dhe nga përfaqësues të nivelit komunal. Në këtë proces, grupet punuese janë mbështetur edhe nga USAID - Programi për Qeverisje Ekonomike.

Udhëzimet administrative hyjnë në fuqi 7 ditë, pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

  • Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr. 02/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 05/2019 për Procedurat e Ankesave Kundër Vendimeve për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17767

Data e publikimit: 24/11/2021

pdf image
Procesi i Legalizimit

Procesi i legalizimit ka për qëllim trajtimin e ndërtimeve të ndërtuara pa leje ndërtimore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë zbatimit të Ligjit Nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje i cili ka qenë në fuqi në një periudhë trevjeçare (nga shkurti 2014 deri me 5 shkurt 2017), Ministria së bashku me komunat kanë identifikuar rreth 350 mijë ndërtime pa leje në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Rezultatet e arritura nga ky proces, si dhe identifikimi i sfidave dhe problematikave, ka shtyrë Ministrinë të krijoj një politikë dhe qasje më ndryshe me qellim që të zgjidh çështjen e ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Me fuqizimin e Ligjit Nr. 06 / L-024 për Trajtimin e ndërtimeve pa leje, me 5 shtator 2018 dhe me kompletimin me akte nënligjore, procesi i legalizimit ka rifilluar me një qasje me ndryshe duke patur për synim të krijoj procedura të thjeshtuara për legalizim, taksa më të lira, për të ndihmuar qytetarët t’i gëzojnë të drejtat e tyre pronësore dhe të realizojnë përfitime nga prona e tyre e cila mund të nxitë zhvillim ekonomik, regjistrimin e pronës në Kadastër dhe Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP).

Data e publikimit: 12/02/2020

pdf image
Spoti i Legalzimit

Data e publikimit: 05/09/2019

pdf image
Taksa për Leje Ndertimore - Fushe Kosovë- 2019

Data e publikimit: 24/07/2019