282 - Dokumentet_dhe_publikimet | MMPH

Dokumentet strategjike

pdf image
Programi Mjedisor për Kosovën

http://www.kepweb.org/

Projekti “Programi Mjedisor për Kosovën”
Donatori: SIDA
Kohëzgjatja 4 vite

Përshkrimi i projektit:

Projekti ka pasur për qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore në Kosovë me këto katër objektiva specifike:

  1. Zhvillimi i kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Këshillit Ndërministror të Ujërave, komunave, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në monitorimin dhe menaxhimin e mjedisit.
  2. Zhvillimi i aftësive për zbatimin e legjislacionit mjedisor, në përputhje me direktivat e BE-së.
  3. Shtimi i njohurive për burimet ujore të Kosovës dhe për të zhvilluar aftësi për menaxhimin e tyre të përmirësuar, dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve mjedisore dhe klimës.
  4. Përmirësimi i njohurive për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimi i aftësive për menaxhimin e përmirësuar të zonave të mbrojtura ndërkufitare.

Programi përbëhet nga tetë komponentë teknikë:

  1. Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (KEPA) për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin mjedisor;
  2. Ruajtja e bio-diversitetit përmes Librit të Kuq të llojeve të kafshëve në Kosovë;
  3. Forcimi i menaxhimit të zonave natyrore ndërkufitare;
  4. Themelimi i rrjetit të monitorimit të ujërave nëntokësor në Kosovë;
  5. Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit mjedisor në nivelin qendror dhe lokal;
  6. Hulumtimi i ujërave nëntokësorë në basenin e lumit Drini;
  7. Plani i menaxhimit të pellgjeve lumore për Pellgun e lumit Drini;
  8. Mbështetje për Këshillin Ndërministror të Ujit (IMWC) përmes mandateve afatshkurtra.
  9. Mbështetja Njësisë për Barazi gjinore (si nën komponentë ndër sektoriale).

Kuadri Ligjor

  • PMK i njohur si KEP (Kosovo Environmental Program)- i rregulluar me Marrëveshjen specifike të nënshkruar midis Ambasadës së Suedisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (tani "Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit" ose thjesht "Ministria") e nënshkruar më 28 tetor 2015, e ndryshuar më tej në 17 nëntor 2016 dhe 5 Dhjetor 2019. Një marrëveshje e tillë do të skadojë më 31 Mars 2022.
  • Faza e parë e Asistencës Teknike u rregullua me një kontratë të nënshkruar në qershor 2016 midis Ambasadës së Suedisë dhe ORGUT (tani FCG Suedi). Ndihma e tillë teknike ka filluar më 4 korrik 2016 dhe  ka  përfunduar më 3 korrik 2020 (disa aktivitete të vogla mbyllëse do të zbatohen gjatë muajit korrik 2020 dhe do të përfundojnë më 3 gusht 2020).

Gjate kësaj periudha shumica e aktiviteteve te parapara me projektin janë kryer, ndërsa kanë mbetur pa u përfunduar një pjesë e aktiviteteve te parapara për ketë vit, e qe për arsye te pandemisë janë shtyre për me vonë, kryesisht kanë mbetur pa u përfunduar disa punëtori te parapara dhe udhëtime studimore, po ashtu edhe blerja e disa pajisje qe janë te parapara me planin e prokurimit për këtë vite.

Më 5 Dhjetor 2019 në përputhje me kërkesën nga ministria, gjegjësisht ARPL, është arritur te nënshkruhet  Marrëveshje e re  , me te cilën do të ofrohet ndihmë teknike e mëtutjeshme për shtrirjen e Komponentit 7 përmes një kompanie të jashtme konsulente që do të përzgjidhet pas një prokurimi të menaxhuar nga Ambasada e Suedisë.

Data e publikimit: 18/09/2020

pdf image
Projekte Konceptuale

Data e publikimit: 01/08/2019